Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë një shkrim dhe dedikim për mërgimtarët.
Ai thotë se do të donte që mërgimtarët të jenë të mirëseardhur jo vetëm për kuletat e tyre, por edhe për ndjenjën e dashurisë, shkruan Portali Mërgata.
“Kosova është shtëpia jonë e përbashkët”, thotë ai.
Postimi i plotë i Pacollit:
Ndjenjen e të jetuarit në diasporë e dinë vetëm ata që e kanë bërë apo vazhdojnë ta bëjnë. Nuk është e lehtë dhe shumica e bëjnë nga nevoja. Por, nuk ka gjë më të bukur sesa ta shohësh Kosovën këto ditë të mbushur me bashkatdhetarë. Do të doja shumë që bashkatdhetarët të jenë të dëshiruar e të mirëseardhur, jo vetëm për kuletat e tyre por edhe për ndjenjen e dashurisë. Ju uroj të gjithëve një mirëseardhje të ngrohtë dhe shpresoj që të keni një qëndrim të mrekullueshëm. Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe dashuria jonë e madhe! /PortaliMërgata/