Avokatja gjermane këshillon: Mos merrni vetura me leasing, janë “kurthe të shtrenjta” që s’mund të dilni

Gjermani – Gjithnjë e më shumë qytetarë gjermanë po zgjedhin të marrin një makinë me leasing në vend që ta blejnë. Kjo formë financimi duket e leverdishme në fillim: pagesa mujore të ulëta dhe një makinë e re çdo pak vite. Por prapa kësaj fasade tërheqëse, shpesh fshihen kurthe financiare që mund të kushtojnë mijëra euro më shumë se sa parashikohet.

Sipas një analize të publikuar nga BILD, shumë konsumatorë nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për detajet e kontratave të leasingut. Problemet më të shpeshta lidhen me vlerën përfundimtare të makinë, kostot për dëmtimet minimale kur makina kthehet, shpenzimet shtesë për mirëmbajtje, dhe sanksione për tejkalimin e kilometrave të përfshirë në kontratë, raporton Portali Mërgata.

Ekspertët këshillojnë konsumatorët që të mos tërhiqen vetëm nga pagesa mujore e ulët, por të analizojnë të gjitha kostot e mundshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës. Po ashtu, rekomandohet të bëhet një kontroll i pavarur i gjendjes së makinës para dorëzimit për të shmangur pretendime të pajustifikuara për dëmtime.

Një tjetër kurth i zakonshëm është vlera mbetje, e cila është e lartë në kontratat e leasingut financiar dhe mund të rezultojë më e shtrenjtë sesa blerja direkte e makinës.

Për të shmangur problemet dhe për të kursyer para, qytetarët duhet të marrin kohë për të krahasuar ofertat, të lexojnë me kujdes kontratat dhe të kërkojnë këshilla nga specialistët. /PortaliMërgata/