Avokati serb thotë se nuk ka shanse që Radojçiqi të ekstradohet në Kosovë

Avokati serb Cedomir Stojkoviç tha se “nuk ka asnjë shans” që të bëhet i mundur ekstradimi i Milan Radoiçiçit për në Kosovë.

Për Raodiçiçin është lëshuar një urdhër arresti nga Interpoli, por sipas avokatit Serbia gjithsesi nuk mund ta ekstradojë atë për në Kosovë dhe kjo nuk ka të bëjë me politikat e Vuçiçit, por me ligjet e shtetit serb.

“Nuk ka shanse që Milan Radoiçiçi të ekstradohet në Kosovë, por kjo nuk ka lidhje me politikat e Aleksandër Vuçiç. Kjo është e lidhur me ligjin dhe legjislacionin në Serbi, sepse për Serbinë, Kosova nuk është një vend i pavarur dhe nuk ka gjykatës në serbi që do të shkelje ligjin për të ekstraduar një qytetar serb në Kosovë. Për të bërë këtë ekstradim Serbia duhet të njoh Kosovën si shtet, të bëjë edhe marrëveshjen për ekstradimin e më pas mund të bëhet ekstradimi”,-tha avokati serb.

Ndryshe, Organizata Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL, ka lëshuar fletarrest për Milan Radoiçiqin, kryeterroristin serb për sulmin në Banjskë në veri të Kosovës, ka konfirmuar ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.