Arrestohet serbi në Kosovë, kërkohej nga Interpoli

Policia e Kosovës ka njoftuar se, përmes njësisë FAST Kosova, ka arrestuar një person të dyshuar, i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpoli. Bëhet fjalë për një shtetas serb, me inicialet J.P, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe se më pas do të vazhdohet me procedura tjera.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend, përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.