Arrestohet mërgimtari në Gjilan, shkaktoi aksident me motorin e tij pa targa

Një mërgimtar në Gjilan ka përfunduar dje nën prangat e Policisë së Kosovës.

I njëjti, dyshohet se gjersa ishte duke e drejtuar motoçikletën pa targa, kishte humbë kontrollin mbi drejtimin e saj dhe kishte goditur murin e një shtëpie.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kishte pësuar i dyshuari dhe pasagjeri, viktima mashkull  kosovar dhe janë shkaktuar dëme materiale.

I dyshuari pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar, kurse pasagjeri mbetet për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.