Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Gjakovë, është i plagosur

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen në Gjakovë. 

Nga Policia bëjnë me dije se i njëjti është i plagosur, shkruan Portali Mergata. 

“Po është arrestu, aktualisht nuk mund të japim detaje as të motivit, as shkaqeve pasi ka qenë e pamundur të intervistohet i dyshuari, për shkak se edhe ai është i plagosur, është duke marrë tretman mjekësor.” – u shprehën nga Policia. 

Ndryshe, në Gjakovë sot gjatë ditës mbetën të vrarë dy vëllezërit Islamaj, Haxhiu e Blerimi. 

I dyshuari më pas iku nga vendi I ngjarjes. 

Është raportuar për një emër të të dyshuarit, mirëpo deri në momentet që po raportojmë, nuk ka diçka të konfirmuar. /PortaliMergata/