Arrestohet “El Gordo”, shqiptari i kërkuar në 180 vende të botës

Besnik Nikolli, alias “Niko” i njohur ndryshe edhe si “El Gordo” është arrestuar në Santa Marta, pasi akuzohet për aleancë me trafikantët kolumbianë të drogës.

Ai kërkohej në më shumë se 180 vende dhe do të konsiderohet një objektiv me vlerë të lartë nga autoritetet franceze, Europol dhe Interpol.

“Prokuroria dhe Policia arrestuan në Santa Marta (Magdalena) shtetasin shqiptar Besnik Nikolli, i njohur si “Niko” ose “El Gordo”, i cili prej tetorit 2021 kërkohet nga autoritetet franceze nëpërmjet një qarkoreje të kuqe të Interpolit për krimin e trafikut të drogës”, shkruajnë mediet e huaja.

I arrestuari akuzohet gjithashtu për pastrim të parave dhe kërkohej në më shumë se 180 vende.

Nga informacionet që posedonte organi hetimor përcaktohej se “Niko” ishte në shërbim të strukturave të trafikut të drogës që kryejnë krime në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani.

Me sa duket, ai synonte të krijonte kontakte në Kolumbi me rrjetet e trafikut të drogës.

Këto veprime e kanë bërë “Nikon” të kosiderohet një objektiv me vlerë të lartë rrezikshmërie për Europolin, Interpolin dhe autoritetet franceze.