Armend Muja i VV-së përfundon me plagë në fytyrë

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ishte i përfshirë sot në rrahjen që ndodhi në Kuvend.

Ai aty siç duket mori edhe lëndime në fytyrë, shkruan Portali Mërgata.

Në një video të postuar në media, shihet Muja teksa prek dhe pastron fytyrën e tij.

Aty shihen edhe disa plagë që ai ka marrë nga përleshja. /PortaliMërgata