Arkitektja: Shqiptarët në Francë paragjykohen më shumë se afrikanët

Në mediat franceze u bë shumë viral rasti i një të riu shqiptar i cili edhe pse ka dhjetë vjet qëndrim në Francë iu refuzua nënshtetësia.

Edhe pse me një diplomë profesionale, dy punë “me kontribute të dyfishta në buxhetin e shtetit”, 25-vjeçari nga Shqipëria, Antoine* (emër që mediat franceze i kanë vënë për të mos i zbuluar identitetin) … për prefekturën e Haute-Vienne nuk justifikon kulturën e përgjithshme të mjaftueshme për t’u bërë shtetas francez.

Egla Harxhi, arkitekte me banim në Francë tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se në Francë shqiptarët paragjykohen më shumë se afrikanët

Ajo tregoi se vitet e fundit shteti francez i ka shtrënguar kushtet  për marrjen e shtetësisë dhe kjo sipas saj është çështje kuotash.

“Një shqiptar paragjykohet më shumë se një afrikan. Kanë një ide të shqiptarit si mafioz, stigmatizimi mbi shqiptarin vazhdon të jetë. Nuk kanë informacion, po idenë e shqiptarit si hajdut makinash,  njerëz të frikshëm që përdorin kallashin”, tregoi Harxhi.