Përderisa raportet Kosovë – ShBA nuk janë në momentin më të mirë, ato mes Serbisë dhe Amerikës po përforcohen dita-ditës.
Së fundi është themeluar edhe këshilli serbo-amerikan i biznesit.
Ishte ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq së postoi fotografi nga marrëveshja, ndërsa shkroi se kjo platformë do të shërbejë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
“Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Serbisë dhe ASBC për rritjen e bashkëpunimit dypalësh ekonomik dhe biznesor, ne u dakorduam të promovojmë së bashku një kuptim më të madh të praktikave dhe mundësive të biznesit dhe ekonomike në dispozicion të audiencës në Serbi dhe ShBA” – shkroi Gjuriq.