Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar pas skenave të dhunshme në Kuvendin e Kosovës.
Hovenier ka shkruar në Twitter se është e papranueshme dhuna që është parë sot në Kuvendin e Kosovës.
“Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mosmarrëveshje. Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë”, ka shkruar ai në Twitter.