Ambasadori amerikan i shkon në zyre Osmanit, në takim merr pjesë edhe drejtori i inteligjencës

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier sot ka shkuar për takim në zyren e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ky takim ka ardhur pas takimit që Hovenier ka zhvilluar me kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe kreytarin e Zveçanit, Ilir Peci, në zyrat e Bashkimit Evropian në Prishtinë, shkruan Portali Mërgata.

Në takimin mes ambasadorit amerikan dhe presidentes Osmani ka marrë pjesë edhe Petrit Ajeti, Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë – AKI.

Ende nuk dihen detaje nga takimi. /Portali Mërgata/