Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin Aziz Gashi, i cili po dyshohet për vrasjen e 48 vjeçarit B.M. më 3 shtator 2023.
Lajmin për e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Ervehe Gashi.
Ndryshe, Policia e Kosovës më herët kishte publikuar fotografinë e të dyshuarit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët, për arrestimin e tij.
Më shumë detaje:
Sot është arrestuar Aziz Gashi, i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçariti në Prizren.
Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë 50-vjeçarin, Aziz Gashi, i dyshuar për vrasjen Beqir Morinës, të dielën mbrëma në lagjen “Arbana” në Prizren.
Këtë e ka konfirmuar për media, drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija. Ai ka treguar se arrestimi i tij është bërë rreth orës 20:00 në një fshat të Malishevës.
Ai gjithashtu ka thënë se kanë bastisur edhe shtëpinë ku i dyshuari kishte qëndruar, dhe se aty e kanë konfiskuar një armë, kallashnikov e që dyshohet të jetë arma me të cilën është kryer krimi.
“Është arrestuar I dyshuari për vrasjen e Beqir Morinës, Aziz Gashi sot rreth orës 20:00, në fshatin Tërpezë të Malishevës. Kemi bashkëpunuar me njësite e drejtorive rajonale me Policinë e Gjakovës e Prishtinës, dhe Njësinë e Reagimit të shpejtë. Gjithashtu si informatë shtesë, gjatë ditës është bastisur edhe shtëpia ku është I dyshuari ka qëndruar. Aty është sekuestruar arma e tipit Kallashnikov dhe disa dokumente të tij, dhe dyshohet se ajo armë që e kemi sekuestruar po e njetjat është përdorur për krim”, ka thënë drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija.
Ndryshe, kjo ngjarje e rëndë kishte tronditur të dielën Prizrenin, ku në orët e pasdites, për motive akoma të panjohura, 48-vjeçari Beqir Morina u vra nga i dyshuari Aziz Gashi, 50 vjeç. Krimi ndodhi në lagjen “Arbana” dhe dyshohet se 50-vjeçari përdori një pushkë automatike për ta kryer vrasjen dhe më pas u zhduk nga vendi i ngjarjes. Policia e kishte shpallur Gashin në kërkim, ku edhe sonte arriti që ta arrestoj.