Agron Zeneli – për shumëkë mund të mos jetë një emër i njohur në publik, por i njëjti ka lënë gjurmë në botën e biznesit.
Madje, veprimtaria e tij ka kaluar kufijtë e vendlindjes, duke arritur në Gjermani, shkruan Portali Mërgata.
Zeneli, i lindur në Mitrovicë, menaxhon me sukses firmën e tij “MAN Truck & Bus Kosova – KMG Kosova”.
I njëjti jeton në Ludëigsburg në Gjermani.
Ndonëse që një kohë të gjatë jeton dhe vepron atje, Zeneli disa herë nuk ka hezituar ta tregojë shpirtin e tij human, dhe faktin e mos-harresës për vendlindjen e tij.
Herën e fundit, ai këtë e bëri kur dhuroi plot 5 mijë euro për të rikuperuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet në vendlindjen e tij, Mitrovicë. /PortaliMërgata/