Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, së bashku me biznesmenin e njohur, pronarin e Petrol Company, Shkëlzen Jusaj, kanë vizituar sot zyrat e kompanisë Peregrin Acounting &Consulting, ku janë pritur nga drejtori i kompanisë Sami Mazreku.
Gjatë këtij takimi miqësor dhe profesional, është diskutuar për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërmjet AKB-së dhe Peregrin Acounting &Consulting, me fokus në përkrahjen e bizneseve vendore, shkëmbimin e përvojave dhe nxitjen e investimeve të qëndrueshme në Kosovë.
Palët janë pajtuar që në të ardhmen të koordinojnë veprimtaritë dhe iniciativat për zhvillim ekonomik, duke e parë konsulencën profesionale si një nga shtyllat kyçe për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.