Abdixhiku thotë se ia dhanë disa informata: Ky është ndëshkimi që ndërkombëtarët mund t’ia japin Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po paralajmëron se ndërkombëtarët mund ta përjashtojnë Kosovën nga prezenca fizike e policisë në veri.

Ai në një debat në “Pressing” thotë se këtë informacion e ka marrë nga ndërkombëtarët, shkruan Portali Mërgata.

”Dy fjalë e përshkruajnë gjendjen aktuale, shqetësues dhe e paqartë. Prej komunikimit që kam pasur me ndërmjetësuesit nuk ka fare dakoordim mes Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar. Kjo është ana e shqetësimit, sepse tani çështja kalon përtej diskutimeve që mund t’i kemi dialoguese”, thotë ai. /PortaliMërgata/