6 të vdekur nga të shtënat me armë në Athinë, dyshohet se shtetasit janë shqiptarë

Të shtënat me armë zjarri tronditën pasditen e së hënës Athinën.

Policia ka bërë me dije se 6 persona kanë mbetur të vdekur, 5 brenda një automjeti me targa gjermane dhe 1 jashtë.

Mediat greke thonë se ka dyshime që shtetasit të jenë shqiptarë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.

Forca të forta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Për të parë pamjet nga vendi i ngjarjes klikoni KËTU.