Një serb që jeton në Zvicër e pësoi keq nga autoritetet atje si shkak i një veprimi kundërligjor që ai bëri.
Siç raportohet nga Blick, ai u zu duke vozitur me 118 kilometra për orë, në një zonë ku kufizimi I shpejtësisë është 50 kilometër për orë, shkruan Portali Mërgata.
46-vjeçari serb tani do të përballet me disa ndëshkime nga shteti zviceran, i cili ka nisur një investigim kriminal për të akuzuarin.
Rasti ka ndodhur në Luzernstrasse në Oftringen.
Si masë fillestare, serbi është dashur ta dorëzojë patentë-shoferin. /PortaliMërgata/