35-vjeçarja që vdiq pasi shkoi për ta hequr dhëmbin la katër jetimë, flasin familjarët

Një 35-vjeçare ka ndërruar jetë dje. Ajo ka vdekur pasi që ka shkuar në një klinikë në Malishevë për ta hequr një dhëmb dhe pastaj i është komplikuar gjendja.

Lajmi.net ka qëndruar në Malishevë, ku familjaret e tashmë të ndjerës kanë treguar se si erdhi tek kjo ngjarje e rëndë.

Familjarët e viktimës kanë treguar se gjendja e saj ka qenë e mirë dhe nuk ka pasur probleme të tjera përveç që ka shkuar ta trajtoj dhëmbin, shkruan lajmi.net.

Sipas familjarit ajo aty  ka ka ndërruar jetë pasi e ka marrë anestezionin e kjo ka ndodhur në një klinikë private.

“Ajo ka ndërruar jetë qysh aty”, ka thënë ai.

Tutje familjarët kanë treguar se ajo i ka lënë katër fëmijë pas vetes dhe ishte me vendbanim në Itali, ndërsa në Kosovë ishte për pushime.

Kujtojmë se për këtë rast policia tashmë ka arrestuar dy persona nga klinika ku viktima dyshohet që ka gjetur vdekjen.

VIDEO