Austriakja padit kompaninë turistike: Deti nuk ishte si në foto

Një turiste austriake ka paditur organizatorët e pushimit të saj, pasi që sipas saj, kur ka arritur në vendin ku do të vendosjes “dukej sikur deti ka ikur”.

Pasi ka arritur në Itali, austriakja ka deklaruar se bazuar në fotografitë që ka parë dhe realitetin me të cilin u përball, i është dukur sikur deti ka ikur dhe është zhdukur, përcjell Portali Mërgata.

Ajo nuk priti shumë, shkoi direkt në gjykatë për të dorëzuar padi.

Kjo për shkak se e njëjta kishte pritur pushime të mira dhe ndryshe nga ajo me çfarë po përballej.

E “zhdukja” e detit ka ndodhur për shkak se rënia e nivelit të ujit në Grado ka bërë punën e vet dhe nuk duket njëjtë si në fotot që paraqiten në internet.

Por megjithatë, akuza kryesore me të cilën austrikja turiste po paditë kompaninë është “zhdukja e ujit të detit”.

Ajo ka deklaruar se i është dashur të ecte me qindar metra për të arritur tek uji.

Pasi është kthyer në Austri, ajo ka paditur kompaninë turistike që ia organizoi pushimet. Ndërkaq, një avokat ka deklaruar se kompania turistike nuk ka shkelur asnjë ligj të turizmit dhe se ndryshimi i nivelit të ujit në Grado është i ditur për të gjithë.


“Duhet të përgatiteni se niveli i ujit mund të jetë më i ulët sesa në katalog. Kështu e pa edhe gjykata. Gruaja nuk kishte asgjë për të marrë”, ka deklaruar avokati. /PortaliMërgata/