Sara dhe Valentina – dy vogëlushet motra që vdiqën në shembjen e stacionit hekurudhor në Novi Sad

Motrat Valentina (9) dhe Sara (5) ishin me gjyshin e tyre kur u shemb ndërtimi i stacionit hekurudhor në Novi Sad.

Ato vdiqën pas disa orësh  luftë nga mjekët që luftuan për të shpëtuar jetën e tyre, raporton Portali Mërgata.

Familja dhe miqtë do t’i thonë lamtumirë vajzave dhe gjyshit Gjorgje Firić (53) në Kovilj më 5 nëntor në orën 13:00.

Tezja e vajzave të vrarë tragjikisht ka lënë një mesazh emocionues dhe një foto të vajzave në profilin e saj në Facebook.

Engjëjt e tezes, ka shkruar ajo.

Babai i vajzave, Djordje Firic, ka thënë për portalin Republika se certifikatën e vdekjes e ka marrë në orët e vona të mbrëmjes.

– Më mori në telefon gruaja dhe tha se pjesa ku prisnin autobusin u shemb. E thirra në telefon babanë, por ai nuk më përgjigjej. E thirra njëqind herë vajzën time të madhe Valentina dhe as ajo nuk u përgjigj. U nisëm menjëherë për në Novi Sad. Na dërguan nga një spital në tjetrin për t’i gjetur, por ato tashmë ishin të vdekur. E morëm vesh vetëm në orën 2 e gjysmë të mëngjesit që kishin vdekur, e imagjinoni pasigurinë – ka thënë Gjorgje për portalin Republika.