Operacion policor: Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Triumf Rizës

Policia e Kosovës ka arritur që sot në Batllavë të arrestojë një person. 

I njëjti dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e policit, Trium Riza, shkruan Portali Mërgata. 

Bëhet fjalë për Ilir Abdullahun, me nofkën “Liza”. 

“Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij. Të gjitha veprimet e mëtejme policore, do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Arrestimi i të lartëcekurit është bërë pasi që i njëjti është që 15 vite në arrati. 

Për vrasjen e Triumf Rizës veçse ka një proces gjyqësor me Enver Sekiraqën si të akuzuarin kryesor./PortaliMërgata/