Një i vrarë dhe një tjetër i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Podujevë

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur nga gjuajtja me armë sot në Podujevë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar se Policia po punon në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të të dyshuarve.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur. Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”, tha Borovci.