Një ngjarje tjetër shqetësuese ndaj mërgimtarëve ka ndodhur së fundmi në një fluturim ku kishte numër të madh të shqiptarëve.
Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, e publikuar nga JOQ Albania, dëshmohet se si një kompani fluturimi kishte shitur më shumë bileta fluturimi sesa kishte vende në Aeroplan, shkruan Portali Mërgata.
Veprimin e çuditshëm të stafit të aeroplanit e ka kapur një qytetar shqiptar, i cili i ka inçizuar teksa disa persona detyrohen të largohen nga aeroplani pasi që nuk ka vende të lira.
“Ja i zbritën. Turp, turp i madh”, dëgjohet duke thënë qytetari. /PortaliMërgata/
Për të parë videon e plotë në Facebook, klikoni në linkun e mëposhtëm: