Ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel Albares ka thënë se njohja e pasaportave nuk nënkupton që ky shtet njeh pavarësinë e Kosovën.
Në një intervistë dhënë për median spanjolle “El Periodico De Espana“, Ministri Albares theksoi se Spanja është në mesin e pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e ku bëjnë pjesë edhe Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania.
Kalojnë shtatë muaj dhe Spanja duhet të përshtatet ashtu si pjesa tjetër e shteteve që nuk e njohin. Prandaj, filluam të pranojmë pasaportat kosovare. Edhe pse kjo nuk do të thotë, siç tregojnë këshillat juridike spanjolle dhe të të gjitha shteteve që nuk e njohin Bashkimin Evropian, dhe e them edhe një herë, asnjë njohje të Kosovës apo sovranitetit të saj. Ne jemi pesë shtete të Bashkimit Evropian që nuk e njohim Kosovën dhe të pestë i pranojmë pasaportat e tyre”, tha Albares.
I pyetur se a nuk është atëherë hapi i parë, nëse jo drejt njohjes formale, por drejt normalizimi, Ministri Albares tha se ky është një nga mashtrimet e Partisë Popullore në Spanjë.
“Sigurisht që jo. Ky është një nga mashtrimet dhe jo i pari i Partisë Popullore. Unë e bëj atë citim duke shpjeguar pozicionin e Spanjës në kohën kur merret ai vendim, por ai do të duhet të përshtatet. Por e kam thënë shumë herë dhe e them sërish këtu sot, se Spanja nuk do të jetë kurrë pengesë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. As për afrimin mes Prishtinës dhe Bashkimit Evropian. Sepse ai territor i Kosovës është brenda Ballkanit Perëndimor, dhe shkon në samitet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. Dhe Përfaqësuesi i Lartë bëri një punë të lavdërueshme dhe ne e mbështesim atë. Nuk mund të pretendojmë se nuk ekziston. Por kjo nuk do të thotë se ne e njohim sovranitetin e saj. Unë do t’i kërkoja Partisë Popullore të ndalonte lëshimin e një mashtrimi që e di se është një mashtrim”, tha Ministri i Jashtëm i Spanjës.


