Mërgimtari tregon tatuazhin me Kurtin e Osmanin: Këta janë baba e nana të Kosovës

Mërgimtari i famshëm, Shiqeri Ramadani që ka tatuazh kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani është shfaqur sërish në media. 

Ai para një media nga Ferizaj me krenari e ka shpërfaqur krahun e tij ku i ka të stampuar presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, shkruan Portali Mërgata. 

Madje për ta thotë se janë “baballarët e Kosovës”. 

“Albin Kurti edhe Vjosa Osmani jane baba dhe nana e gjithe Kosoves”, thotë ai para kamerës. 

“Kta për fat zoti na i ka sjell prej qielli për me na qitë në rrugë të drejtë”. /PortaliMërgata/