Një kosovar pati përvojë të hidhur me një mërgimtar në Kosovë.
I njëjti, u godit me veturë nga mërgimtari me targa të Zvicrës, teksa rastin e denoncoi edhe në rrjete sociale, shkruan Portali Mërgata.
Ai thotë se gabimi në komunikacion, në momentin që ndodhi aksidenti, ishte i mërgimtarit.
Madje thotë se ky mërgimtar gënjeu edhe në polici.
“Këta janë duke vozit pa kry. Ruajuni prej këtyre me tabela të jashtit”, shkruan ky person.
Denoncimi i plotë, pa ndërhyrje:
Fal Allahut perfunduam pa fatalitet e pa viktima shkak i kti aksidenti nje vetur me bmë x5 me tabela zvicrane aksidenti ka ndodh ne fshatin gjurgjic afer orllatit un si qytetar i kti shteti u obligova me damtu vetveten vetem qe ta shpetoj nje mergimtar zvicran shtetas i kosoves ky person e bon gabimin edhe plus mer guximin te genjej policin e kosove lus qe mos ta takoj e te perballem me te per ndryshe perfundimi osht i keq.
Vërejtje! vëllëzerit e mi shqipetar ju lutem beni kujdes nga keta njerz me tabela te huaja se perfundimin e keni keshtu rujuni per hir te Allahut se kta jan duke vozit pa kry. /PortaliMërgata/