Mërgimtari: Që 15 vite jetoj në Zvicër, kurrë s’kam udhëtuar përmes Serbisë

Lobisti shqiptar që jeton në Zvicër, Binak Sylaj, ka thënë se që 15 vite që jeton jashtë shtetit, nuk ka udhëtuar kurrë përmes Serbisë. 

Kjo ngase sipas tij, ai ka përshtypjen që nëse udhëton përmes një shteti armik, i kontribuon një vendi që na vrau dhe pretendon të na shfarosë, shkruan Portali Mërgata. 

Postimi i plotë i tij: 

Jam mbi 15-të vite në Zvicër, asnjëherë dhe për asnjë moment nuk më ka shkuar mendja të udhtojë përmes Serbisë. Mendojë se, nëse udhtojë përmes Serbisë qoftë edhe vetëm një euro nëse shpenzojë në Serbi, unë i kontribojë një shteti i udhëhequr nga kriminel të Millosheviqit. I kontrobojë një shteti që na vrau dhe që ende pretendon të na shfarosë. 
Mosni bre, mos udhëtoni e mos kontriboni në ekonomi të armikut!. /PortaliMërgata/