Para disa ditësh në Prishtinë është mbajtur një event i organizuar nga një grup “Marakli t’kerreve”.
Eventi është titulluar “Diaspora Meeting” për shkak se pjesëmarrja ka qenë e madhe edhe nga mërgimtarët, shkruan Portali Mërgata.
Mërgimtarët kosovarë kanë marrë pjesë me veturat e tyre luksoze, duke shfaqur kështu edhe luksin në të cilin jetojnë.
Disa prej tyre kanë treguar se veturat i kanë marrë me kredi, ndërsa disa të tjerë kanë rrëfyer edhe për sakrificat e tyre që kanë bërë për të arritur suksesin jashtë Kosovës.
Gazetari që ishte prezent në event ka hyrë edhe brenda veturës së një mërgimtari kosovar nga Zvicra, i cili i ka rrëfyer për vështirësitë e tij në jetë. /PortaliMërgata/
Klikoni linkun për të parë videon: https://www.tiktok.com/@lajmi.netofficial/video/7262016651288268075?lang=en