Ky është mërgimtari që ia tërhoqi vëmendjen edhe Lutfi Hazirit pasi dërgoi mijëra euro për shëndetësi

Në Kosovë është bërë normale që të neglizhohen mërgimtarët kosovarë që jetojnë në vendet perëndimore.

Por, ka raste të shumta kur mërgimtarët kanë marrë të gjithë vëmendjen e opinionit por edhe figurave të larta, si ato politike, shkruan Portali Mërgata.

Një rast i tillë kishte ndodhur edhe me mërgimtarin e njohur si Besnik Benz nga Lladova, i cili jeton dhe vepron në Gjenevë të Zvicrës, ku edhe udhëheq biznesin e tij “My Garage Pro Sarl”.

Brenda vitit, Besnik Benz kishte dërguar mijëra euro donacione për fushën e shëndetësisë në Komunën e Gjilanit.

Besnik Benz arriti të marrë kështu edhe vëmendjen e ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit, i cili e kishte falënderuar publikisht për ndihmën që kishte dhënë, pasi që kjo kishte ndikuar sado pak në përmirësimin e kushteve të cilat nuk ishin aq të mira në atë kohë në Gjilan.

“Falënderoj donatorin Besnik Benz, i cili jeton me familjen e tij në Zvicër. Është një kontigjent i madh që do të ndikoj në përmirësimin e kushteve në Spitalin Regjional dhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Gjilan. Vlera e këtij kontigjenti është mbi 50 mijë euro dhe është për institucionin i cili mbulon mbi 500 mijë banorë. Në emër të qytetarëve të Gjilanit, e falënderoj donatorin dhe jemi mirënjohës për këtë mbështetje të madhe që e dedikon për regjionin tonë”, kishte thënë Haziri për njërin nga donacionet.



“Vlera e këtij kontigjenti është mbi 20 mijë euro dhe është për institucionin i cili mbulon një numër të konsiderueshëm për të gjithë qytetarët e Gjilanit. Në emër të qytetarëve të Gjilanit, e falënderoj donatorin dhe jemi mirënjohës për këtë mbështetje të madhe që i dedikohet komunës tonë”, kishte deklaruar ish-kryetari Haziri në një donacion tjetër të Besnik Benz.

E çfarë është edhe më shumë për t’u vlerësuar, është modestia e Besnik Benz, i cili asnjëherë nuk ka folur për donacionet e tij për shëndetësinë në Kosovë, duke i qëndruar kështu besnik modestisë së tij që edhe pas arritjeve të shumta në fushën e biznesit, të mos harrojë ndihmat për vendin e tij.

Këto raste janë të rralla, por ja që mërgimtarët tanë dinë të ju habisin.