Ish-mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Blend Zymi, dje ka publikuar në Facebook disa statuse përmes të cilëve ka paralajmëruar arrestimet që ndodhën mëngjesin e sotëm në Kosovë, përfshirë këtu disa zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë, si dhe mikun e kryeministrit Albin Kurti, Ridvan Muharremi.
Zymi kishte publikuar dje në Facebook pastime duke ironizuar me arrestimet që do të ndodhnin, shkruan Portali Mërgata.
“Nesër e xhuma… Dikush bjen n’sexhde, dikush n’dur t’hyqmetit. Allahu jau pranoft dy parve qysh e kan meritu”, kishte shkruar dje Zymi, duke ngritur kështu dyshime se ku i kishte marrë informacionet të cilat nuk janë publike kur organizohen aksione për bastisje dhe arrestime nga Policia e Kosovës.
Për të gjitha statuset që ka publikuar, qytetari Blend Zymi sot është ftuar nga Krimet e Rënda për intervistim, që sigurisht kanë të bëjnë me postimet e tij.
Kujtojmë se Zymi në të kaluarën kishte mbështetur ardhjen në pushtet të Qeverisë Kurti, por si duket nuk i ka mbështetur të njëjtit kur bëhet fjalë për skandale si ai i rezervave shtetërore. /PortaliMërgata/