Një kosovar është arrestuar në Zvicër, pasi që dyshohet se ka goditur për vdekje me veturë një çiklist zviceran.
I njëjti, dyshohet se ishte duke mbajtur garë me veturë me një francez, transmeton Portali Mërgata.
I dyshuari, sipas hetimeve fillestare, po garonte me francezin 22-vjeçar në Quai du Mont-Blanc në orën 02:00 të mëngjesit.
Gruaja është goditur rëndë dhe ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Motoristi që goditi gruan, 33-vjeçari kosovar, akuzohet për vrasje të mundshme me dashje, ndërsa shoferi tjetër, francezi 22-vjeçar, akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Dy burrat duhet të përgjigjen edhe për një shkelje thelbësore të rregullave të qarkullimit rrugor.
Pasi ka goditur çiklistin, ai na shpejtësia ka humbur kontrollin e mjetit të tij, i cili më pas ka rrëshqitur. Ai ka kaluar në mes të korsisë dhe është përplasur me një makinë që po afrohej. Drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident është dërguar në spital. /PortaliMërgata/