Gazetari kosovar: Një pjesë e diasporës flasin pa lidhje, janë të pakulturuar në debat

Gazetari kosovar, Mirlind Behluli, ka reaguar në lidhje me një video të publikuar sot në media ku një mërgimtar e bën “profet” kryeministrin Kurti. 

Behluli, që është gazetar në gazetën e drejtuar nga Berat Buzhala, “Nacionale”, thotë në postimin e tij se përveç faktit që diaspora dërgon para në Kosovë, një pjesë e tyre shajnë në komente, flasin pa asnjë lidhje dhe nuk janë të kulturuar gjersa flasin, shkruan Portali Mërgata. 

Ai thotë se diaspora duhet ta kuptojë një fakt se ata nuk e donë më shumë Kosovën se sa ata që jetojnë vet aty. 

Postimi i plotë: 

Nje mergimtar e paska bo Albin Kurtin profet. E vertete qe diaspora dergon shume para ne Kosove. Dikur e kane mbajte edhe sistemin paralel. Ama nje pjese edhe shajne shume neper komente, flasin pa lidhje dhe jane te pakulturuar gjate debatit. Diaspora duhet me kuptu qe nuk e do ma shume se na Kosoven. As nuk jeni ma shume patriota. /PortaliMërgata/