Gazetarët me pyetje palidhje ia zënë rrugën edhe presidentit amerikan, e pyesin për foton e Donald Trump në polici

Shpesh herë gazetarët në Kosovë janë kritikuar për pyetjet “pa lidhje” që ju bëhen qytetarëve nëpër rrugë.

Ata këto pyetje ua kanë drejtuar edhe politikanëve, pa i kursyer edhe në momentet më serioze të tyre, shkruan Portali Mërgata.

E me një situatë të sikletshme është përballur së fundmi edhe presidenti amerikan, Joe Biden.

Ai është pyetur nga një gazetare se çfarë mendimi ka për fotografinë e Donald Trump në polici, pas arrestimit të tij.

Pyetjen, Joe Biden e priti me sportivitet dhe duke u përgjigjur shkurt.

“Një djalë simpatik, një djalë i mrekullueshëm.”

Ka qenë ky reagimi i presidentin amerikan Joe Biden kur u pyet për foton e arrestimit të paraardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Komentet, Biden i bëri nga zona e Liqenit Tahoe ku po qëndron me pushime.

Kujtojmë se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u dorëzua të enjten në mbrëmje tek autoritetet në shtetin e Xhorxhias për t’u përballur me akuzat për përpjekjet për përmbysjen e zgjedhjeve të vitit 2020.

Qëndrimi i manjatit në burgun e Fultonit zgjati 20 minuta, ku u regjistrua dhe një fakt historik që ka të bëjë me fotografimin për herë të parë nga policia të një ish-presidenti amerikan si të dyshuar.

Për të parë videon e plotë, klikoni KËTU.