Fshati i Gjakovës merr pamje mahnitëse nga investimi i mërgimtarëve

Edicioni më i fundit i emisionit “JETA” në Kohavision është realizuar në fshatin Bishtazhin të Komunës së Gjakovës. 

Ekipi ka takuar vendës të këtij fshati, të cilët flasin për zbukurimin e vendbanimit të tyre – tashmë traditë e përvitshme. 

Në dekoret festive, të cilat vendosen nga rinia e fshatit, kontributin më të madh e japin mërgimtarët, thonë banorët e Bishtazhinit. 

Brengë e tyre, sikurse edhe e shumë banorëve nëpër fshatrat e Kosovës, mbetet zbrazja e Bishtazhinit nga popullsia. 

Ata e bëjnë diferencën e banorëve rezidentë me numrin e mërgimtarëve aktualisht, teksa theksojnë se përqindja më e lartë rreth e bashkëvendësve, rreth 60% jetojnë në shtetet e Evropës. 

Të njëjtën dukuri migrimi e ka vërejtur në fshat që prej 4 vjetësh kur nisi të shërbejë në Kishën e Bishtazhinit, prifti Don Lush. 

 Ai ka kërkesë ndaj institucioneve në vend që të mendojnë për perspektivë më të mirë të të rinjve, për t’i mbajtur edhe ata pak të rinj të fshatit, siç thotë prifti. 

Ndërkaq për traditën disavjeçare të dekorimit në oborrin e Kishës me ndihmë nga mërgata, ai shprehet tejet i kënaqur, derisa shton se kjo bën që çdo vit Bishtazhini të vizitohet nga shumë vizitorë të të gjitha vendeve të Kosovës.