“Çfarë funksioni ki Bashkim ktu?”, Kurti befasohet kur takon qytetarin që kishin punuar bashkë në zyrën e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditëve që lamë pas ka vizituar Komunën e Ferizajt, për të përuruar disa projekte për rritjen e efiçiencës së energjisë.

E gjatë vizitës në njërin nga lokacionet në Ferizaj, Kurti është befasuar kur ka takuar edhe një ish-bashkëpunëtor të kohës sa punonte në zyrën e UÇK-së, me Adem Demaçin, përcjell Portali Mërgata.

“Çfarë funksioni keni këtu Bashkim?”, i është drejtuar Kurti ish-bashkëpunëtorit të tij.

Të dy bashkë kanë biseduar duke kujtuar kohët kur kanë punuar bashkë, ndërsa ishte Bashkimi ai i cili e ktheu në humor njërin nga momentet me kryeministrin Kurti.

“Ju thash rojeve që s’kanë nevoj me të rujtë këtu, se të ruaj unë”, ka thënë ndër të tjerash ai, duke shkaktuar të qeshura edhe tek kryeministri por edhe tek ministrja Artane Rizvanolli. /PortaliMërgata/