Arrestohen katër kosovarë në Zvicër, u kapën duke punuar në të “zezën”

Policia ka arrestuar katër kosovarë të moshës 22-44 vjeç në një kantier në qytetin Kriens, Kantoni i Lucernit.

Ata dyshohen se kanë punuar pa u deklaruar.

Në këtë aksion, policia ka kontrolluar gjithsej 89 persona.

Policia e Lucernit, mëngjesin e të mërkurës ka kryer një kontroll të paparalajmëruar në kantierin e ndërtimit “Eichhof Ëest”, shkruan sda.ch.

Sipas raportimit, disa punëtorë kanë provuar të fshihen ose largohen nga kantieri i ndërtimit, ndërsa katër të arrestuarit, sipas policisë, ishin duke punuar për një nënkontraktor ndërtimi.