Analisti nga Amerika e sulmon ashpër Gërvallen pasi kjo u tall me evropianët

Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu i ka reaguar kryediplomates Donika Gërvalla e cila në një deklaratë skandaloze i quajti “tigër prej letre”  evropianët.

Në një postim në Facebook, Baraliuka thënë se Gërvalla s’mund të fitojë asgjë nga kjo qasje, pos të nxisë mllefin e tyre.

Postimi i plotë:

Ironia kryesore qëndron në atë se, siç do të thoshte Sun Tzu, nëse BE është vërtetë ‘Tigër prej letre’ atëherë nuk ka gjë më shkurtëpamëse se të theksohet se “BE është tigër prej letre”! Çka mund të fitonte në rastin më pozitiv të mundshëm një diplomat/ministër/KM që etiketon kolegët e aleatëve si ‘pa dhëmbë’?! Më së paku do të nxiste mllefin e tyre – dhe si mund t’i shërbej kjo vendit tonë, sidomos në kohën kur sërbisë po i rriten miqtë e neve armiqtë?!

Diplomacia nuk është kuiz deklartash e analizash!.