17 të plagosur mbrëmë në Prishtinë, i përfshirë figura e njohur e krimit

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, si pasojë e së cilës shtatë persona përfunduan të plagosur. Përveç viktimave nga arma e zjarrit, të lënduar mbetën edhe shtatë persona të tjerë, të cilët morën plagë nga xhamat e thyer dhe gjësendet tjera. 

Rasti ndodhi në kafeterinë “Bon Vivant” në Prishtinë, gjersa motivet e rastit nuk dihen, shkruan Portali Mërgata. 

Portali Mërgata ua sjell ngjarjen e plotë me të gjitha detajet: 

Një e premte si të gjitha të tjerat parashihej në Prishtinë. Shumë zhurmë, shumë muzikë, shumë njerëz në lokale e shumë alkool. Në kafeterinë “Bon Vivant”, lokal i njohur në kryeqytetin kosovar, diku pas orës 23:00, kërcitën armët. 

Të plagosur mbetën shtatë persona, në mesin e të cilëve edhe disa femra.  

Siç mëson Portali Mërgata pranë institucioneve të sigurisë të plagosurit janë: Granit Hamiti (1990), Andi Pajaziti (1996), Kastriot Ramadani(1984), Andi Pajaziti (1996), Kastriot Ramadani(1984), Andi Pajaziti (1996), Kastriot Ramadani(1984). 

Njëri nga personat e plagosur është emër i njohur për organet e drejtësisë. Bëhet fjalë për Andi Pajazitin, që në publik njihet me emrin e tij kriminal “Andi Italiani”. I njëjti ka qenë i përfshirë në disa vepra të tjera penale të llojit të njëjtë, gjersa një plagosje e kishte kryer edhe në një diskotekë në Prishtinë, bashkë me banditin e shumënjohur “Llepota”. 

Ende nuk dihet nëse Andi ishte cak i sulmit apo nisës i tij, por që deri tash nga ajo që është thënë, bëhet me dije se dy persona janë në gjendje të rëndë nga plagët e marra nga plumbat. 

Çka tha policia? 

Rreth orës 23:30, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal  në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë. 
  
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi. 
  
Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore . 

Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm. /PortaliMërgata/