Kur përmendet emri i Labinot Tahirit, kujtimet dhe parafytyrimet s’të çojnë më veç tek diskotekat, sallat e dasmave, koncertet e mbushura plotë. Prapa emrit të “Labit” vjen një histori më e gjatë dhe më e begatë, e po ashtu më e larmishme. Një figurë, që disa mund ta kenë tallur për bindjet e veta, por që në esencë, kontributin e tij në shoqëri mund ta konsiderojmë si pikë të pambërritshme, edhe për vetë kritikët e tij.
Titujt e portaleve këto ditë e kishin një emër në veçanti në fokus. Ishte Fjolla Morina. Një këngëtare kontraverse, me një karrierë jo edhe aq të bujshme e me shumë skandale. Fakti që ajo ishte në kryeqendër të mediave, s’kishte të bënte me veprimtarinë e saj artistike, por me përmendjet që i bëri të disa figurave, shkruan Portali Mërgata.
Çuditërisht, pa asnjë argument, Morina e futi në një thes edhe humanistin Labinot Tahiri, sepse i tillë ndoshta mund të quhet, para se të cilësohet këngëtar. Për këtë do flasim më poshtë këtij artikulli.
Çka nuk tha Fjolla Morina. Se Labinot Tahiri ia solli asaj një veturë të blerë nga ish-burri i saj, e madje publikoi një video të Labit duke shtënë me armë. Kaq mjaftoi, që disa persona pa opinion, të hidheshin në sulm, për ta vazhduar çmendurinë e Fjolla Morinës, e për t’a sulmuar Labinot Tahirin. Madje edhe në komente.
Të flasësh për Labinot Tahirin do ta kesh vështirësinë e pikënisjes. Ku ta fillosh? Një humanist i spikatur. Një person që për tri ditë qëndroi në sheshin e Ferizajit e mblodhi në kohë rekord 200 mijë euro për shërimin e një të riu.
Një person që për pak kohë mblodhi 80 mijë euro për t’ia shpëtuar jetën një nëne nga Peja, që kujdesej për tre fëmijët e saj.
50 mijë euro për Tetovën. 70 mijë euro për të lënduarit nga një shpërthim i bocës së plinit në Ferizaj. Pako të panumërta ushqimore për familjet në nevojë, gjithandej i pranishëm në aksione humanitare.
Cili ishte dallimi? Labinot Tahiri në secilin prej këtyre aksioneve humanitare, shumën e parë e dha nga xhepi i vet, të ardhurat e veta personale, për të vazhduar më pas me të tjerët.
Për këngë është e kotë të flasim. Se çka ka bërë Labinot Tahiri tërë këto vjet, do të ndiheshim inferiorë ta cekim e ritheksojmë.
Pavarësisht tentim-ndytjes së emrit të tij, Labinot Tahiri zgjodhi të reagojë në formë të qytetaruar.
Një një video që e publikoi në Tik-Tok, ai kërkoi nga komentuesit mos ta ofendojnë këngëtaren. Kërkoi që ata t’i shkruajnë asaj fjalë të mira, pavarësisht se ajo foli “zi e terr” për Labin.
Ky reagim i Labit vjen në një kohë kur edhe vet nëna e Fjolla Morinës tha se vajza e saj nuk është në gjendje të rregullt të shëndetit mental. Tha se ajo ka nevojë për trajtim dhe se fjalët që i ka thënë dhe emrat që i ka përmendur as që i njeh.
Sidoqoftë, shihni më poshtë reagimin e Labit: