Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një intervistë dhënë “Bloomberg” ka thënë se ka urgjencë për ta implementuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë deri në pranverën e vitit të ardshëm.
Ai ka shtuar se është i gatshëm të organizojë edhe zgjedhje në veri.
Tutje, në lidhje me masat nga BE, ai ka thënë se po e dëmtojnë ekonomikisht Kosovën në aspektin e mbështetjes financiare.
“Masat po na dëmtojnë në aspektin e mbështetjes financiare dhe materiale të fondeve dhe granteve dhe kredive që marrim nga BE-ja. Po dëmtojnë agjencitë tona shtetërore dhe komunitetin tonë të biznesit”, ka thënë ai.
“Bashkimi Evropian dhe SHBA duan ta ndihmojnë Kosovën, por gjithashtu duan ta largojnë Serbinë nga ndikimi rus”, tha kryeministri.